Shaban Murat Jashari (2.4.1924 – 5.3.1998)

Bekim Hamëz Jashari: Baba Shaban ia kushtoi një jetë të tërë edukimit të brezave si mësues dhe ra heroikisht pikërisht në Ditën e Mësuesit me 7 Mars

Bekim Hamez Jashari, ka kujtuar sot gjyshin Shaban. Ai me këtë rast ka shkruar: Baba Shaban ia kushtoi një jetë të tërë edukimit të brezave si mësues dhe ra heroikisht pikërisht në Ditën e Mësuesit me 7 Mars.
Festën e mësuesit nipat e mbesat ia festonim për çdo vit por në 7 marsin e vitit 1998 ai e mori dhuratën më të çmuar duke e marrë epitetin hero i Lirisë.
Edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë. Këtë e kuptuan drejtë dhe me kohë mësuesit tonë të parë në Drenicë, gjyshi im Shaban Jashari, i cili asnjëherë nuk u ndal së shërbyeri vendit në edukimin e fëmijëve dhe mishërimin e tyre me vlera patriotike e atdhedashuri.
Rrugën e gjyshit Shaban dhe mësuesve të parë në Drenicë e pasuan me shumë përgjegjësi gjenerata të tëra mësuesish të cilët nuk u ndalen as në kohë lufte duke dhënë më të mirën në edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për t’i shërbyer vendit e për t’i dalë zot vatanit.
Të dashur mësimdhënës, Urime 7 marsi- Dita e Mësuesit!
Ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve e të rinjve tonë ashtu qoftë jeta juaj çdo herë!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …