Një hapësirë e vogël për nga sipërfaqja, por shumë e madh për nga rëndësia, që u shndërrua në shkollë, për të mësuar gjuhën më të bukur në botë – gjuhën shqipe! Hisni dhe Mursel Tahiraj nga Klina e Poshtme e komunës së Skenderajt sot gëzojnë respektin e madh jo vetëm të banorëve, nxënësve dhe profesorëve të periudhës më të vështirë (1990 – 1999), por të të gjithë komunës, pasi shtëpitë e tyre i vunë në shërbim të paraleles së ndarë të Shkollës së Mesme “Anton Çeta”, atëherë kur mësimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar. Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura tha se, në ditën e mësuesit – 7 Marsi, sot nderojmë në mënyrë institucionale edhe profesorët e asaj periudhe, që pavarësisht rrezikut të kohës, nuk u ndalen së punuari me përkushtim që të qesin në dritën e edukimit gjenerata të tëra.