Pak pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me Kancelarin Gjerman Olaf Scholz në Berlin, qeveria gjermane vlerëson si të shkëlqyera marrëdhëniet me Shqipërinë. Zonja Christiane Hoffmann, njëra nga zëdhënëset e Qeverisë Gjermane ripërsërit mesazhin e Kancelarit Scholz se Shqipëria mbetet një nga partnerët më të besueshëm të Gjermanisë. “Marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë të shkëlqyera. Ne jemi të lumtur të mbështetemi te Shqipëria si një partner i besueshëm dhe mbetemi një partner i ngushtë dhe i besueshëm në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Hoffmann. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama në Berlin, Kancelari Scholz vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …