I shpalluri non grata nga Amerika dhe nga Anglia, Sali Berisha ka komentuar takimet e mbajtura nga ambasadorja e SHBa-së, Yuri Kim, me drejtuesit e partive më të mëdha politike në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi Yuri Kim se është palë me ish-agjentin e FBI-së, Mc Gonigal. Ai iu drejtua ambasadores duke i thënë që nuk ka asnjë të drejtë për të folur për zgjedhjet e këtij vendi dhe mos mendojë se mund të mashtrojë shqiptarët. McGonigal është Yuri Kim me fustan. Nuk ke asnjë moral të drejtë të flasësh për zgjedhje në këtë vend se ti je e para që ju rodhë Edi Ramës me urdhër të McGonigal zgjedhjet më të vjedhura në historinë e vendit. Mos mendo ti që mund ti shesish për moral shqiptarëve amoralitetin”, tha Berisha. Berisha shprehu këtë egërsi pasi Yuri Kim u takua me tre drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend, por jo me Berishë. Ajo u takua së pari me Sekretarin e PS Damian Gjiknuri, kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Metën e Partisë së Lirisë. Gjatë takimeve të saj, Kim ka nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …