Në Rahovec prezantohet Programi i Pagesave Direkte për vitin 2023, me theks të veçantë Sigurimi i Produkteve Bujqësore

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Berat Durakun, Fatmir Selimin, Yllka Lamaxhema, Aida Selimin dhe Veli Hotin- përfaqësues nga Korporata Ndërkombëtare Financiare, pjesë e Bankës Botërore, në sallën e Kuvendit Komunal, prezantuan Programin e Pagesave Direkte për vitin 2023, me theks të veçantë Sigurimi i Produkteve Bujqësore. Risi e këtij viti është se, sipas Nenit 27, paragrafi 2, të Udhëzimit Administrativ, pagesa e primit nga bujku, do të bëhet në vlerën 25% të shumës së përgjithshme. Përveç kësaj, Komuna e Rahovecit, ashtu sikurse vitin e kaluar, do të mbulojë edhe 15% shtesë të vlerës së përgjithshme. Prandaj, bujku do të subvencionohet me këto vlera, e bujku nga Komuna e Rahovecit, paguan vetëm 10% të vlerës së përgjithshme të primit të sigurimit bujqësor. Ky është një hap i madh për bujqit e Komunës së Rahovecit dhe u bëhet thirrje atyre të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe lehtësirat që ofron ky program për sigurimin e prodhimeve bujqësore nga fatkeqësitë natyrore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …