Gjukanoviq: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse

Kryetari i Malit të Zi Milo Gjukanoviq beson se do të fitojë sërish në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 19 mars

Kryetari i Malit të Zi dhe i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq beson  se do të fitojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 19 mars në vend, transmeton Anadolu. Gjatë vizitës së tij në Guci në juglindje të vendit, Gjukanoviq dha deklaratë lidhur me zgjedhjet e 19 marsit, kur qytetarët do të votojnë për të zgjedhur presidentin. Duke theksuar se Mali i Zi është një kandidat për një të ardhme më të mirë, Gjukanoviq tha: “Jam i sigurt se do t’i fitoj zgjedhjet. Ashtu siç nuk mundët të më fitoni në zgjedhjet e mëparshme, nuk do të mund ta bëni edhe në këto zgjedhje”. Ai  tha se vendi i tij, i cili duhet të shpëtojë nga krizat politike dhe problemet në të cilat ndodhet, duhet t’i afrohet Bashkimit Evropian,  në mënyrë që të rivendosë stabilitetin. Presidenti malazez shprehu besimin se vendi i tij do të bëhet anëtar i BE-së gjatë presidencës së ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …