Bizneset ferizajase kontribuojnë për zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Mesditën e sotme, në prezencën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqësisë së Tij, Sabri Tunç Angılı, u nis kontigjenti i ndihmave me veshmbathje, dyshekë e materiale tjera të nevojshme, për popullatën e zonave të prekura nga tërmeti në Turqi, shprehje kjo e solidaritetit të qytetarëve, bizneseve ferizajase me popullin turk në këtë fatkeqësi natyrore. Agon Zhinipotoku, koordinator i kësaj nisme nga Komuna e Ferizajt, theksoi se gjatë këtyre ditëve biznese të shumta ferizajase, kanë shprehur interesimin e tyre për të ndihmuar, e ku mes tjerash falënderoi bizneset si depon e këpucëve me shumicë “Alpina”, Fabrikën e Koflinit dhe Sfungjerit “Vizioni”, Brand Invest, Bali Comerc, depon e këpucëve me shumicë “Valoni SHPK”, Fabrikën e Mobileve “Profil star”, Val Trade, depon e këpucëve me shumicë “Studenti”, DT Tex , Fabrikën e mobileve “Promobi”, Marketin “Eli-AB”, për mbështetjen e tyre me këto materiale që kapin vlen e tridhjetë mijë eurove, që u pranuan nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, për tu nisur drejt Turqisë, ditëve në vijim, për popullatën e zonave të prekura nga tërmeti.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …