Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë për takime me liderë të institucioneve të Kosovës, por edhe me përfaqësues të opozitës. Në fillim të javës së ardhshme, ai do të qëndrojë dy ditë edhe në Beograd. Vizitat i ka konfirmuar Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri. Ai ka thënë se pas takimit që liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, kanë pasur së fundi në Bruksel, më 27 shkurt, Lajçaku do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd për t’i vazhduar ato diskutime dhe për të përgatitur takimin e radhës më 18 mars i cili pritet të mbahet, në Ohër.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …