Po punohet me përkushtim të shtuar në hartimin e planeve nderkomunale për menaxhim të mbeturinave

Në Ferizaj, po mbahet punëtori për hartimin  e planeve ndërkomunale për menaxhimin integral të mbeturinave me komunat e rajonit të Ferizajt dhe rajonit të Gjilanit. Në këtë punëtori po merr pjese edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Arben Halili, i cili e ka vlerësuar tejet lart këtë punëtori, sepse sipas tij,  kjo është një ndihmesë shumë e madhe për komunat në mënyrë që këto plane te jenë funksionale. Kjo punëtori po mbahet nga Gizi gjerman, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes komunave për të menaxhuar sa me mirë mbeturinat e ndryshme që janë në kompetenca të komunave. Takimet e tilla do të mbahen me rotacion nëpër komuna, deri në miratim të këtyre planeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …