Bajram Begaj, ka biseduar me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione e operacione jashtë vendit

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndet vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e  vizave për qytetarët e  Kosovës. “Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor! Një vendim shumë i merituar!”, është shprehur Begaj. Çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pritet të realizohet nga 1 janari i vitit 2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …