Kryeministri, Albin Kurti, gjatë takimit me emisarin BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajcak ka shprehur gatishmëri që ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Normalizimit me Serbinë në takimin e radhës më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kurti ka thënë se Kosova do të jetë palë konstruktive, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në parimet e demokracisë liberale dhe të vlerave të BE-së. “Në takim u diskutua për përgatitjen e takimit të nivelit të lartë të caktuar për datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë që të jetë një palë konstruktive, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në parimet e demokracisë liberale e të vlerave të Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, ai gjithashtu shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për Normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës”, thuhet në fund.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …