Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se emisari, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë dhe se, sipas tij, është e vështirë të arrihet ndonjë përparim lidhur me implementimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se Albin Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin. Liberalizimi i vizave është një inkurajim për te. Lajçak do të mbërrijë në Beograd të hënën, ne do të përpiqemi të gjejmë një lloj rruge drejt progresit për normalizimin e marrëdhënieve. Do të kemi një takim 30-minutësh dhe më pas dy ditë duke punuar me të dhe duke u përpjekur të gjejmë një lloj rruge përpara për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …