Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se tri komunat veriore të Kosovës të banuara me popullsi shumicë serbe kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë. Ai thotë se të drejtë vetëvendosje kanë serbët në veri të Kosovës ashtu siç kanë edhe shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Unë jam për t’ ia dhënë të drejtën e vetëvendosjes, Leposaviqit, Zubin Potokun dhe Zveçanit të bashkohen me Serbinë. Mendoj që ata kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë. Serbët sipas mendimit tim dhe të Lëvizjes për Bashkim, kanë të drejtë të vetëvendosjes, sipas konceptit tonë, siç kanë të drejtë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Kjo është pikëpamja ime. Unë nuk kam probleme me të drejta, unë kam problem me projekte, të cilat neve mund të na bëjnë jofunksionale, sepse Asociacioni i është i kombinuar me këto privilegje i pozicionuar edhe me kishën serbe”, tha Valon Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …