leoni

Gani Geci

Gani Geci dënohet 4 vjet burg për vrasje të rëndë, gjysmën e dënimit e ka mbajtur në arrest shtëpiak

Drejtësia që ndan EULEX-i  në Kosovë, shënon edhe një shembull karakteristik, selektiv të dënimeve. Trupi gjykues ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Gani Gecin 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të cilësuar si vrasje e rëndë e kryer,  në muajin gusht të vitit 2014. Me këtë vendim, Gani Geci, është shpallur fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. Vrasja kishte ndodhur mbrëmjen e 4 gushtit 2014 në qendër të Skenderajt. “Gani Geci për shkak të përplasjes verbale me viktimen, ka qenë në afekt të rëndë mendor dhe ka nxjerr revolen e tij dhe ka shtënë me 4 plumba në drejtim të tij”, ka lexuar gjyqtari aktgjykimin. Gani Geci është shpallur fajtor edhe për armëmbajtje pa leje, ndërkaq gjykata e ka refuzuar veprën penale përdorim të armës ose instrument të rrezikshëm sepse kjo vepër penale është konsumuar me shpalljen fajtor për vrasje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …