Tetë persona janë vrarë e disa tjerë janë plagosur brenda një objekti të përdorur si kishë, nga Dëshmitarët e Jehovait, në Hamburg

Tetë persona janë vrarë e disa tjerë janë plagosur brenda një objekti të përdorur si kishë, nga Dëshmitarët e Jehovait, në Hamburg

Tetë persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri,  brenda një objekti të përdorur si kishë nga Dëshmitarët e Jehovait, në qytetin verior gjerman të Hamburgut, dje  në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Gjermanisë. Policia e Hamburgut tha gjatë natës ishte vetëm një sulmues dhe se besohet se ai ishte në mesin e të vdekurve. Ata bënë të ditur se pasi oficerët arritën dhe gjetën njerëz me plagë të dukshme me armë zjarri në katin e parë, ata dëgjuan një të shtënë në katin e sipërm dhe gjetën një person të plagosur rëndë aty, për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë sulmuesi. Hetimi për motivin e krimit po vazhdon, tha policia. Dëshmitarët e Jehovait janë pjesë e një kishe ndërkombëtare, e themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shekullin e 19-të, me seli në Uaruik të Nju Jorkut. Kisha pretendon se ka një anëtarësim prej rreth 9 milionë besimtarëve në mbarë botën, ndërsa  rreth 170 mijë  në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …