Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se bota është më afër se kurrë që një konflikt lokal të kthehet në një luftë botërore. Ai duke folur për mediet hungareze ka deklaruar se liderët e botës perëndimore janë “kapur nga ethet e luftës dhe se ata mbajnë fjalime në të cilat bëjnë thirrje për fitore në luftë dhe dërgojnë armë gjithnjë e më të rrezikshme në Ukrainë. Në vend që të promovohet njëzëri paqe, bota është e ndarë. Orban, tha se Turqia dhe shtetet arabe, Kina dhe vendet afrikane duan një armëpushim dhe bisedime për paqe. Fakti që jemi për paqen nuk do të thotë se duhet të jemi të pambrojtur. Heqja e sanksioneve në lidhje me luftën do të ishte mënyra më e mirë për të frenuar inflacionin. Hungaria do të vazhdojë të vërë veton ndaj masave që do të shkaktonin dëmin më të menjëhershëm në ekonominë e saj. “Nëse Bashkimi Evropian do të hiqte sanksionet kundër Rusisë nesër, inflacioni do të përgjysmohej menjëherë dhe më pas do të kthehej gradualisht në 2-3 për qind”, ka thënë Orban.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …