NATO

NATO-ja paralajmëron se fitorja e Rusisë në Ukrainë mund të përcaktojë nëse Kina do pushtojë Tajvanin

NATO-ja paralajmëron se fitorja e Rusisë në Ukrainë mund të përcaktojë nëse Kina do pushtojë Tajvanin. Ajo që po ndodh sot në Europë, nesër mund të ndodhë në Azi, thotë sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg. Rezultati i luftës në Ukrainë ndikon në përfundimet që do të nxirren në Pekin. Kjo përfshin Tajvanin. Nëse Putini arrin atë që dëshiron me Ukrainën duke shkelur ligjin ndërkombëtar e duke përdorur forcën ushtarake, atëherë ky do të përbëjë një mesazh edhe për liderët e tjerë autoritarë, përfshirë ata në Pekin, se duke përdorur forcën ushtarake, mund ta arrijnë atë që duan, tha Stolenberg.  Shumica dërrmuese e qytetarëve në Tajvan duan që ai të mbetet i pavarur.  Ishulli ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, një ekonomi të fortë dhe ushtrinë e vet. Por edhe pse ka të gjitha vetitë e një shteti, mosmarrëveshje të mëdha rrethojnë statusin e vërtetë të Tajvanit, të cilin Pekini zotohet ta rimarrë, ndërsa liderët vendas insistojnë në sovraniteti e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …