Anëtarët e kabinetit qeveritar të Shqipërisë, në krye me kryeministrin Edi Rama po qëndrojnë në Prishtinë. Ai u prit nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Për nder të delegacionit nga Shqipëria u rreshtua Garda e nderit e banda muzikore e FSK –së ekzekutoi himnet e dy vendeve. Më pas dy kryeministrat parakaluan para Gardës së Nderit. Aktialisht po mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të të dyja vendeve. Mbledhjen e hapi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se ky takim, është dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë bërë faktorë të rëndësishëm të paqes e stabilitetit në rajon. Ai falënderoi qeveritarët dhe popullin shqiptar për përkrahjen që ia ka dhënë vazhdon t’ia japë Kosovës. Në vazhdim Mustafa i përmendi sukseset e vendit si MSA, pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA si dhe rekomandimi për liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …