Ish-ministri britanik për Evropën në kabinetin e Tony Blairit, z. Denis MekShejn ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se është marrëzi që pesëshja e BE-së nuk e njeh Kosovën si shtet. Jam dakord, por asnjë lob efektiv nuk po e argumenton këtë dhe qeveritë kombëtare bllokojnë shumicën e përpjekjeve. Është marrëzi surreale nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania që Kosova nuk ekziston si shtet i vogël evropian për ta dhe që duhet njohur. Macroni mbështeti linjën në vitin 2017 por ndërroi mendjen kur u ngrit Le Pen, ka shkruar MacShane.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …