Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë temë edhe në takimin e të premtes në mes të kryetarit amerikan, Joe Biden dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen. Ajo, pas takimit që ka pasur me kryetarin, Joe Biden ka theksuar se Brukseli edhe Uashingtoni e përkrahin plotësisht procesin e negociatave. E pyetur për propozimin franko-gjerman, politikania gjermane ka thënë se tashmë palët e kanë atë propozim në tavolinë bashkë me udhërrëfyesin e si duhet të implementohet dhe se presin që Kosova dhe Serbia të tregohen konstruktive në këtë proces. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive, ka thënë von Der Leyen para gazetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së
Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …