Në Hungari ka ndodhur një aksident me dhjetëra të lënduar nga përplasja mes dhjetëra automjeteve. Në aksidentin zinxhirorë janë përfshirë 37 automjete ku kanë pësuar 36 persona. Ngjarja ka ndodhur në autostradën M1 rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit. Policia ka njoftuar se në këtë aksident, janë përfshirë pesë kamionë dhe 37 automjete të tjera. Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje, 19 automjete kanë marrë flakë dhe 36 persona pësuan lëndime, përfshirë një që ishte në rrezik për jetë dhe 13 në gjendje të rëndë. Operatori i autostradave të Hungarisë, “Hungarian Concession Infrastructure Development Plc.”, ka shkruar se një stuhi e lokalizuar pluhuri mund të ketë shkaktuar një shkallë të papritur të dukshmërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …