Bajram Qerkini

Qerkini: Kryeministri Kurti nuk e ka mbajtur premtimin se nuk do të dialogojë me Serbinë pa u zbardhur çështja e të pagjeturve

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka mbajtur premtimin se nuk do të dialogojë me Serbinë pa u zbardhur çështja e të pagjeturve. “Qendra Burimore mundohet t’i përcjellë dhe e përcjell çdo frymëmarrje të qeverisë, të gjithë atyre që flasin për personat e pagjetur. Shumë pak gjëra po merren vesh se çka është duke ndodhur në bisedime në Bruksel. Atë që jemi duke kuptuar ne, është mëkat shumë i madh, është premtuar, është thënë se kaptina e parë, neni i parë, bisedimet e para do të bëhen për persona të pagjetur. ‘Pa u zbardhur fati i personave të pagjetur ngrihen të gjitha bisedat e tjera. Ne si familjarë nuk jemi për t’u ngrirë dialogu, por jemi që të jetë një pikë e veçantë për persona të pagjetur dhe të jetë humane, se punët politike të cilat i kanë paraparë në këto 11 pika kanë me vazhduar me vite e vite, se janë punë politike. Këtë pjesë duhet që të jetë si është premtuar dhe si garanton me konventa ndërkombëtare mos të na shkelin të drejta e njeriut. Neve po na shkelin të drejtat e njeriut”, ka deklaruar mes tjerash, kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …