Kryetarja, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Kryetarja, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Zyra e Presidentes për medie, ka njoftuar se kryetarja, Vjosa Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon. Kryetarja Osmani ka falënderuar ministrin Dendias për mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi, me ç’rast kryetarja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të  marrëdhënieve dyanëshe, duke përmendur nevojën e rritjes së shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët, njofton Zyra e Presidentes për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …