Deputeti slloven i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj ka deklaruar se asnjëra palë nuk mund ta refuzojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se qëllimi parësor i saj është ulja e tensioneve ndërmjet dy vendeve. Rreziku i madh për Serbinë është se disa vende anëtare të BE-së e shohin atë si “Rusi ballkanike”. Marrëveshjen e pranuar nga Kurti e Vuçiq, në bazë të Propozimit evropian e sheh një përpjekje për të gjetur emëruesin më të vogël të përbashkët mes Serbisë dhe Kosovës. Vlerësimi i BE-së është se kjo është e pranueshme për Serbinë dhe në anën tjetër për Kosovën. Marrëveshja nënkupton njohjen e Serbisë, por në të njëjtën kohë nënkupton që Serbia nuk do ta njohë zyrtarisht Kosovën. Do të thosha se ky është kreativiteti maksimal i diplomacisë së Brukselit në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Groshelj. I pyetur nga Portali Nova, nëse ka mundësi që Serbia ta refuzojë këtë dokument, Groshelj tha se marrëveshja është krijuar në atë mënyrë që asnjëra palë nuk mund ta refuzojë.
