leoni

Vucic

Aleksander Vuçiq: Asociacioni është e vetmja gjë që nuk mund të diskutohet, sepse tashmë është nënshkruar

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke folur për mediet në Serbi lidhur me takimin e 18 marsit të Ohër të Maqedonisë ka ripërsëritur  qëndrimin e tij se Kosovën nuk do ta njohim në asnjë mënyrë, as juridikisht as faktikisht”. Kështu kishte thënë edhe në Bruksel më 27 shkurt. Ai nuk beson se të bëhet ndonjë progres në atë takimin e  Ohrit, pasi shprehet krejtësisht skeptik që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi po i shpërfill zotimet e mëhershme. Vuçiq ka saktësuar se “e kemi katër vendime në Bruksel, të cilat janë miratuar dhe nënshkruar. Asociacioni është e vetmja gjë që nuk mund të diskutohet, sepse tashmë është nënshkruar. Bisedoni për gjithçka që dëshironi, kjo është diçka që është nënshkruar. Ai  nuk pret që të ketë marrëveshje në takimin e 18 marsit në Ohër, por u shpreh se Serbia duhet të qëndrojë brenda procesit të bisedimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …