Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, shpreson që në takimin e ardhshëm në Ohër, Kosova dhe Serbia do ta nënshkruajnë marrëveshjen. Nëse ajo pranohet dhe nënshkruhet nga palët ky do të jetë një hap i madh drejt Bashkimit Evropian si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Zonja Cramon ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim. Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme, nënvizoi, Von Cramon.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …