Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak, sot qëndron për një vizitë, në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e Kurtit e Vuçiqit më 18 mars, në Ohër

Emisari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, sot qëndron për një vizitë, në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët  do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Lajçak viziton Beogradin disa ditë pas vizitës dyditore në Prishtinë, ku është takuar me Kurtin, dhe zyrtarë tjerë politikë. Fokusi i bisedimeve pritet të jetë rruga drejt zbatimit të së ashtuquajturës, Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …