Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur të tmerrshëm propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e një Komisioni Hetimor për dhunën në familje dhe vrasjen e grave. Ai ka deklaruar me këtë rast se në diskutimet në kudër të këtij takimi ishte edhe një iniciativë nga Vetëvendosjes për themelimin e një komisioni hetimor për hetimin e dhunës në familje dhe vrasjes së tyre. Sikur ky komision të propozohej nga opozita do të kishte kuptim, kjo të propozohet nga pushteti është e tmerrshme. Kjo qeverisje tash e dy vjet ka dështuar në shumë hallka”. Kur vjen momenti që pushteti të propozojë komision hetimor ai duket që duhet t’i shkarkojë ministrat e dy dikastereve përkatëse”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …