Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i shqetësuar me numrin e madh të imigrantëve ilegalë, të cilët shfrytëzojnë të ashtuquajturën “Rrugë të Ballkanit Perëndimor” për të hyrë në territorin e vendeve të BE-së, edhe pse disa shifra, sipas Komisionit Evropian, janë në rënie. Krahas kësaj vazhdon të jetë relativisht i lartë edhe numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos nëse merret parasysh se ato konsiderohen “vende të sigurta”. BE-ja dëshiron t’i luftojë këto dy fenomene dhe për këtë, thonë në Bruksel, janë duke bashkëpunuar me autoritetet e këtij rajoni. Problemi më i madh, është me shtetasit e Shqipërisë, të cilët hyjnë në BE, stacionohen në veri të Francës dhe, pastaj, përmes Kanalit Anglez, kalojnë në Britani të Madhe. Edhe pse Britania e Madhe nuk është më anëtare e BE-së, ky problem paraqet sfidë edhe për autoritetet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, sidomos Francës.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …