Reagim i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, kundër çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës!

Ftojmë të gjithë shqiptarët liridashës në mbrojtje të trojeve tona që të organizojnë protesta paqësore dhe  dinjitoze më 18 prill 2023 në Ohër, ku është paralajmëruar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesit evropianë  Lajçak dhe Borell.

Të jemi të pakompromis kundër çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës!
Prandaj, të na bashkojë gjaku i dëshmorëve të kombit rreth kauzës së drejtë kombëtare.
Në mënyrë që të dëgjohet sa më fuqishëm zëri ynë dhe argumentet tona për mbrojtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës protestat tona të jenë sa më masive dhe ato të organizohen në Prishtinë, Ohër, Tiranë dhe në diasporë.
Në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti për të qëndruar i paluhatshëm dhe i pakompromis rreth planit franko-gjerman, në mënyrë që nga presioni i madh ndërkombëtar të mos bëjë asnjë kompromis, sepse për këtë qëllim na obligon gjaku i dëshmorëve.
Prandaj të jemi të vendosur në jetësimin e amanetit të dëshmorëve dhe vullnetit të popullit për sovranitet të plotë të Republikës së Kosovës.
Të artikulohen kërkesat me plotë argumente edhe për vëllezërit tanë në Kosovën Lindore, Maqedoni dhe Mal të Zi. T’iu bëhet me dije ndërkombëtarëve se janë absurde kërkesat për asociacion për pakicën serbe në Kosovë, ndërkohë që bëhen të shurdhër ndaj diskriminimit të shqiptarëve në shtetet e lartpërmendura.
Të jemi unikë me një pjesëmarrje masovike dhe të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur që më 18 mars 2023 dhe më vonë (nëse është e nevojshme) përmes manifestimeve dinjitoze me përplotë argumente që disponojmë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës martire.
Më në fund dhe përgjithmonë bashkësia ndërkombëtare duhet t’ia bëjë të ditur Serbisë gjenocidale se duhet të heqë dorë nga pretendimet agresive të saj ndaj Kosovës dhe trojeve shqiptare.
Edhe ledhatimi i Beogradit nga disa shtete evropiane sikur po e lazdrojnë Serbinë në pretendimet e saj agresive ndaj Kosovës së martirizuar.
Naim Zhitia, kryetar i ShFHDK

Prishtinë, 10 mars 2023

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …