leoni

Memli Krasniqi është pritur në takim nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Adi Muzuroviq

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë,  Jeffrey Hovenier. Në këtë takim Krasniqi ia ka shprehur ambasadorit qëndrimin e PDK-së mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe rezervat mbi propozimin evropian. Ai ka deklaruar se për PDK-në marrëveshja e bazuar mbi propozimin evropian është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për marrëveshje gjithpërfshirëse.  “Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Bashkë kishim një diskutim miqësor dhe konstruktiv në raport me zhvillimet e fundit politike në vend.  Ambasadorit Hovenier i shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat tona në raport me propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti. Për ne, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për të arritur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë në qendër”. Memli Krasniqi e ka akuzuar Kurtin për dështim në arritjen e qëllimeve shtetërore. Ambasadorin Hovenier e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme  për Kosovën, si dhe e sigurova që PDK gjithmonë do të veprojë në përputhje ne interesin shtetëror dhe qytetar të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …