leoni

Muzeu i qytetit ”Jahir Mazreku” u vizitua nga nxënësit e SHFMU ”28 Nëntori” të Karvansarisë

Në kuadër të realizimit të njësive mësimore, për trashëgiminë kulturore të paraardhësve tanë, sot nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët ”28 Nëntori” të Karvansarisë të komunës së Malishevës, së bashku me mësimdhënësen, Albulena Bytyçi, vizituan muzeun e qytetit ” Jahir Mazreku”. Për të gjitha artefaktet muzeale dhe për fotot e dëshmorëve të kombit, që janë të pikturuar në muze, nxënësve u foli, zyrtari , Zymer Zogaj. ”Këtu kemi pjesën më të çmuar të historiografisë sonë si: Materiale, dokumente, foto dhe mjete pune e cila pasqyron nëpër kohë dhe fakton se në këto troje jetonin që nga pellazgët, Ilirët e deri te ne shqiptarët si pasardhës të tyre, prandaj historia shënon identitetin tonë kombëtar dhe para çdo qytetërimi ne faktojmë të kaluarën, të tashmen dhe e kultivojmë trashëgiminë edhe për të ardhmen”, përfundoi Zogaj. Nxënësit shtruan edhe  pyetje tjera për çfarë shërben dhe çfarë ofron muzeu i qytetit? Më pas, nxënësit vizituan edhe bibliotekën e qytetit, ku u njoftuan nga përgjegjësja, Hana Bytyqi, për librat e rinj, lexuesit, aktivitete tjera që ofron biblioteka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …