leoni

Përurohen investimet për Efiçiencë të Energjisë në dy objekte në Malishevë

Komuna e Malishevës, është njëra prej komunave që ka përfituar disa projekte në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë, ku në kuadër të zbatimit të këtyre masave, janë përuruar dy objekte në të cilat kanë përfunduar punimet, objekti i komunës dhe objekti i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. Në përurimin e këtyre dy objekteve, kanë marrë pjesë; drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Ahmet Ismaili, zëvendësministri për Ekonomi, Getoar Mjeku, zëvendës shefi i bashkëpunimit të zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, si dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, Redon Begolli, të cilët janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor. Fillimisht, kryetari Kastrati bashkë me kryesuesin Argjend Thaçi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, i kanë pritur në takim përfaqësuesit e këtyre institucioneve, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen për realizimin e këtyre projekteve në Komunën e Malishevës. Po ashtu edhe përfaqësuesit e FKEE, Ministrisë së Ekonomisë, BE-së dhe Bankës Botërore, e kanë falënderuar dhe e kanë përgëzuar kryetarin Kastrati për bashkëpunimin e mirë në realizmin e këtyre projekteve dhe kanë thënë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në fazat tjera të realizimit të projekteve në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë. Më pas,të gjithë së bashku e kanë bërë përurimin e këtyre dy objekteve dhe i kanë parë për së afërmi investimet dhe realizimin e tyre, në izolim, ngrohje dhe ndriçim, pjesë e masave për efiçiencë të energjisë, të cilat, tashmë kanë ulur përgjysmë koston e shpenzimeve në këto objekte. Shuma investuese në këto dy objekte është mbi 420 mijë euro ndërsa përfitues direkt parashihet të jenë, vet institucioni i Komunës së Malishevës, nxënësit dhe personel i kësaj shkolle dhe mbi të gjitha gjithë qytetarët e Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …