Në Viti u mbajt punëtoria për Strategjinë Zhvillimore Lokale 2023-2028

Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë mbajtur punëtorinë për Strategjinë Zhvillimore Lokale 2023-2028. Me këtë rast nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e kërkesave të fermerëve, duke theksuar se strategji të tilla lehtësojnë jo vetëm punët e drejtorisë por edhe komunitetit në përgjithësi në arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre. Edhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, tha se një strategji e tillë do t’i shërbejë në të ardhmen sektorit të bujqësisë dhe gjithë komunitetit vitias. Ndërsa Agim Zuzaku – udhërrëfyes për hartimin e kësaj strategjie, ka vlerësuar lartë punën e GLV-së së Vitisë, duke theksuar se puna dhe angazhimi i tyre, është e dalluar nga GLV-të e komunave tjera. Përndryshe, pjesëmarrës në këtë punëtori ishin ekspert të bujqësisë, inxhinier nga zyra e projekteve, zyrtarë të drejtorive komunale dhe fermer. Kjo strategji pritet të hartohet së shpejti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …