Celibashi: Ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar që PD-ja të mos rrezikojë të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një interviste televizive iu ka  përgjigjur akuzave të opozitës për rrezikimin e qëllimshëm të lënies jashtë zgjedhjeve vendore të 14 majit. Duke folur për procedurën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit, Celibashi tha se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD-ja rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje. Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim intepretimin që dëshirojmë. Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti iks duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Celibashi u pyet se kujt i takon faji në rast se PD-ja mbetet jashtë zgjedhjeve.  Nuk kam pikën e interesit,  deklaroi Ilirjan Celibashi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …