Kryeministri, Albin Kurti, mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”. Temë kryesore kësaj radhe ishte: “Barabarësia, parakusht për ripërtëritje të demokracisë. Java e Gruas është organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik. Në një fjalë rasti, kryeministri Kurti tha se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci nëse nuk ka barazi gjinore. Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikëbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore. Ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. Barazia gjinore është ajo që përbën urën për barazi shoqërore. Sa i përket Kosovës, unë besoj se ajo është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurrë më parë, ka saktësuar Albin Kurti.
