Emisari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se nëse Kosova nuk e pranon Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë as marrëveshje. Duke folur për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet. Qëllimi, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por duhet të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, ka thënë Lajçaku, duke shtuar se takimi në Ohër synon arritjen e një marrëveshjeje për përmbushjen e saj, e cila ka një mbështetje nga Bashkimi Evropian. Gjatë qëndrimit dy ditor në Beograd, Mirosllav Llajçak pati takime me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me kryetarët e partive opozitare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …