Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët për deklaratën e emisarit të BE-së Lajçak, i cili ka thënë se pa Asociacion nuk ka marrëveshje. Albin Kurti Ai ka thënë se asociacioni përbën gjashtë pikat e para të një marrëveshjeje 25 pikëshe e cila është e 16-ta prej 39 syresh. Ne jemi dakorduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjermane e i mbështetur nga SHBA dhe Italia dhe aty janë pesë fjali në preambulë, janë 11 nene gjithsej. Le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo zajednicën siç e kemi quajtur ndryshe. Ajo është në nenin 10, njëra prej 33 marrëveshjeve. Në fakt kur kam shikuar tash së fundi, bashkë me konkluzione që janë bërë në Bruksel, del që nga 2 korriku i vitit 2011, deri më 25 gusht 2015, janë 39 marrëveshje gjithsej dhe Asociacioni përbën gjashtë pikat e para të një marrëveshje 25 pikëshe e cila është e 16-ta prej 39. Natyrisht, ne e dimë qëndrimin e Serbisë, por unë duhet t’i referohem asaj që jemi marrë vesh dhe atë keni mundur të lexoni që të gjithë. Ndërkaq plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër”, ka thënë, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …