Mediat në Serbi kanë bërë të ditur se emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të qëndrojë në Beograd për një vizitë. Ndërkohë bëhet e ditur se Escobar, në prag të takimit të Ohrit do të bisedojë me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Nuk janë dhënë detaje më shumë për vizitën e Escobarit, por ajo që dihet është se ai shkon në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundon vizitën e tij dyditore në Serbi. Po ashtu burime jo zyrtare bëjnë të ditur se emisari amerikan, Gabriel Escobar do qëndrojë për të vizitë edhe në Kosovë, në prag të takimit të Ohrit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …