Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në zyrat e partisë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në zyrat e partisë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në zyrat e partisë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Ai ka treguar se me Hovenierin biseduan për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Ambasadorin e njoftova mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, ka shkruar Abdixhiku. Ai ka theksuar se LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. “Në takim po ashtu elaboruam edhe pikëpamjet tona mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes”, ka njoftuar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …