leoni

Nusret Pllana: Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët, në Universitetin e Gjenevës

Nusret Pllana: Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët, në Universitetin e Gjenevës

Në këtë mbrëmje, në shenjë nderimi për mijëra dëshmorë dhe martirë të kombit tonë, por edhe në shenjë respekti të përjetshëm të përvjetorit të demonstratave të përgjakshme studentore në Prishtinë, të 11 marsit 1981, u promovuan veprat dokumentare të autorëve: Nusret Pllana, Agim Aliçkaj e Hanëmshahe Ilazi.

Me këtë rast, përveç studentëve të këtij Universiteti, autorët e këtyre veprave me rëndësi të veçantë historike, kishin ardhur t’i nderonin edhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare, në mesin e të cilëve edhe shumë bashkëveprimtarë të heronjëve tanë: Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, si: Gafurr Qalaj, Ramadan Pllana, Shyqeri Ukshini, Ramadan Avdiu, Drita Kastrati, Xhafer Shatri, Xhavit Salihu, Arif Arifi e Naim Arifi.

Nga Berni kishte ardhur me shokë, për t’i nderuar autorët e këtyre veprave, miku dhe bashkëpunëtori i Profesor Pllanës, z. Erzen Rrustemi – Kampioni botëror i boksit dhe dashamirë të tjerë të librit e të filmit dokumentar, vepra këto të cilat u pritën me një interesim të jashtëzakonshëm nga të pranishmit, meqenëse bëhej fjalë për librin  Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, të librit të xhepit  Mos harro kurrë, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe të filmit dokumentar Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike”, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka,  i cili u përcoll edhe me lot në sy nga të pranishmit në sallë.

Një falënderim të veçantë për këtë organizim të suksesshëm dhe për këtë mbrëmje promovuese i takon veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare, z. Besmir Qalaj me shokët e tij; Lulzim Rexhepi, Leonard Ferati e Bashkim Rexhepi, për çka u jemi shumë mirënjohës!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …