Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë në mënyrë të prerë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, tash do të bëhet. Marrëveshja e Asociacionit nuk është përmbushur për dhjetë vjet. Nuk do të ketë marrëveshje të Kosovës me Serbinë pa Asociacionin e Komunave Serbe. Besoj se propozimi ynë është i drejtë dhe i dobishëm për Serbinë dhe rajonin. Unë nuk jam këtu për të ndryshuar historinë por për të ndryshuar të ardhmen. Do të doja të krijoja marrëdhënie ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm, të bëjnë biznes, të studiojnë dhe mendoj se është në interesin e të gjithëve, saktësoi Mirosllav Lajçak për mediat serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …