Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në takimin dyditor, i cili po mbahet në Strasburg të Francës. Ai është takuar me euro-deputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlament: Lukas Mandl nga Austria, Mihael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogoviq nga Sllovenia dhe Vladimir Bilcik nga Sllovakia. I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Albin Kurti i njoftoi eurodeputetët europianë për zhvillimet e fundit në vend, për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe për aplikimin në Këshillin e Europës. Euro-deputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Albin Kurti po qëndron në Strasburg, ku po merr pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.
