Në Gjykatën Speciale, në Hagë, është publikuar dosja paraprake e avokatit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zotëriut, Ben Emmerson. Pjesa më e madhe e kësaj dosjeje përshkruan ngjarje historike që ndërlidhen me zhvillimet e luftës, teksa pjesa tjetër e publikuar flet për rolin e Veselit në luftë, dëshmitë e dëshmitarëve që përshkruajnë mos-ndërlidhjen e të akuzuarit me krimet e pretenduara si dhe deklaratat kundërthënëse të dëshmitarëve tjerë që bien ndesh me akuzat ndaj Veselit. Mbrojtja ka përshkruar se si Kadri Veseli në përputhje me rolin e tij, zhvillonte diskutime paralele dhe në kohë reale me shërbimet inteligjente të disa prej shteteve anëtare të NATO-s. Më 6 shkurt 1999, në një përpjekje të fundit për të shmangur një konflikt të armatosur ndërkombëtar në shkallë të plotë, palët u mblodhën në Rambuje të Francës për bisedime të ndërmjetësuara. Mirëpo, negociatorët ndërkombëtarë e vlerësuan delegacionin të pa sinqeritet. Më 19 mars 1999, Serbia filloi lëvizjet e konsiderueshme të trupave në kufi. Të nesërmen ato forca filluan një ofensivë të re të madhe në pjesët qendrore dhe veriore të Kosovës. Kadri Veseli nuk ishte pjesë e delegacionit të UÇK-së në Rambuje. Ai ishte i pranishëm, por, në përputhje me rolin e tij, ai mbeti jashtë kështjellës ku po zhvilloheshin bisedimet, me qëllim që të zhvillonte diskutime paralele dhe plotësuese në kohë reale me shërbimet e inteligjencës të disa shteteve anëtare të NATO-s”, është thënë mes tjerash në dosjen paraprake të avokatit të Kadri,Veselit, z Ben Emmerson.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …