Nën drejtimin e Edi Ramës, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, mbledhja e grupit parlamentar socialist u fokusua tërësisht në përgatitjen për fushatën elektorale të 14 Majit. Kryetari i partisë, Edi Rama ka kërkuar një angazhim maksimal të gjithë deputetëve duke bashkëvepruar me drejtuesit politik të PS në qarqe. Ai tha grupit parlamentar se këto janë zgjedhje ndryshe, zgjedhje delikate po ashtu edhe zgjedhje politike. Top chanell raporton se sikurse edhe në mbledhjet e shkuara të kryesisë socialiste, drejtuesit politik kanë prezantuar sondazhet matëse të popullaritetit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarët për këshillat bashkiak. Do të jete kryesia socialiste me 25 Mars nga ku do të miratohen kandidatët socialist për garën e 14 Majit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …