Kemal Hisni Kolshi (27.7.1966 – 3.6.1999)

Kemal Hisni Kolshi (27.7.1966 – 3.6.1999)

Dëshmori Kemal Kolshi u lind më 27 korrik 1966 në fshatin Doganaj, të komunës së Kaçanikut. U lind dhe u rrit në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kaçanik. Kemali ishte fëmija i dytë i Isniut dhe Farijes.

Në vitet 1988–1988 mori pjesë në demonstratat e protestat e organizuara kundër politikës antishqiptare që Serbia zbatonte ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kemali iu përgjigj edhe thirrjes së atdheut atëherë kur filloi lufta e armatosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. U radhit në radhët e UÇK-së që nga 25 janari 1999, në Batalionin e Parë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Bashkëluftëtarë të Kemalit ishin: Avni Shehu, Haziz Xhokli, Ramadan Xhokli, Kemajl Murseli, Brahim Dalloshi, Bekim Koxha, Izija Murseli, Reshat Murseli, Xhabir Elezi, Faik Caka, Sylejman Selmani, Nusret Cena, Zejnullah Selmani e të tjerë. Ditët, javët e muajt kalonin, ndërsa nëpërmjet Grykës së Kaçanikut dhe Maleve të Sharrit depërtonte armatimi pa ndërprerë. Kështu përpos përcjelljes së armatimit në Zonën e Nerodimes, në të njëjtën kohë nevojitej që një pjesë e armatimit të shpërndahej edhe në Kaçanik e në fshatrat e tij. Në këtë drejtim kontribut të madh ka dhënë Kemal Kolshi. Asokohe UÇK-ja kishte shtrirë aktivitetin ushtarak kudo në zonën e Nerodimes, prandaj edhe Kemali me bashkëluftëtarët e tij nuk e nadalonin veprimtarinë e tyre për asnjë çast, madje duke kaluar edhe nëpër punktet e shumta të policisë serbe. Një punkt i tillë ishte vendosur edhe te udhëkryqi i quajtur Te Lushi. Forcat serbe të këtij pozicioni, Kemali me shokë i vëzhgonte në vazhdimësi dhe për to njoftonte komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Më 26 shkurt 1999 Kemali u vendos në pikat ushtarake në fshatrat Gajre dhe Ivajë. Ai mori pjesë në betejën e 28 shkurtit 1999 në Gajre, të 8 e 24 marsit 1999 në Ivajë dhe në betejën e 25 majit 1999 në Biqec.

Më 3 qershor 1999 Kemali bie në krye të detyrës, në fshatin Biqec. Varrimin e tij e bënë bashkëluftëtarët e Batalionit të Parë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Në korrik të vitit 1999, u bë rivarrimi i tij dhe i dëshmorëve të tjerë në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik. Në vendin e rënies së Kemalit është vënë pllaka përkujtimore.

Dëshmori Kemal Kolshi pas vetes la babain, Hisniun, nënën, Farijen, vëllanë, Kadriun, motrat: Ganimeten, Xhejlanen, Adifeten, si dhe bashkëshorten Remzijen me fëmijët: Burhanin, Shqipërimin dhe Elonën.

Në shenjë nderimi për veprën e dëshmorit Kemal Kolshi, familjes së tij i është dhënë mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Kuvendi Komunal i Kaçanikut dhe Komanda e Zonës së Gjashtë e TMK-së. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …