Profesori amerikan, Eduard Josef ka deklaruar se Kosova nuk është më thjesht një problem rajonal, pasi statusi i saj në fakt është problem anembanë Atlantikut. Planin franko-gjerman, profesori Joseph ndonëse thotë se e çmon, megjithatë e vlerëson si të bazuar “në një krisje brenda Bashkimit Evropian”. pati shumëçka për të thënë në lidhje me 4 shtetet mos njohëse të NATO-s dhe 5 të BE-së. Kjo do të thotë që narrativa e Putinit është e gjallë. Duke afirmuar pozicionin e Serbisë, ata afirmojnë qasjen Putin, qasjen serbo-ruse, e cila është forcë e zhveshur”, tha ai. “Këto pesë vende duke mos e njohur Kosovën, e cila është rezultat i intervenimit të NATO-s, ndonëse edhe vetë kanë marrë pjesë, efektivisht po thonë atë që thotë Putini, se NATO-ja ka qenë agresorja. Efektivisht po thonë se Perëndimi ka qenë agresori”, ka thënë Eduar Jozef. Plani franko-gjerman është i bazuar në një themel të krisur, në një krisje brenda BE’së. Fakti se këto 4-5 shtete të BE-së dhe NATO’s, nuk e njohin Kosovën. Kjo e pengon diplomacinë. Sepse, jo vetëm që bllokojnë Kosovën, por afirmojnë pozicionin e Serbisë, ka saktësuar profesori amerikan Eduard Josef.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …