I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është cituar të jetë shprehur se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë në mënyrë dinamike dhe konstruktive. Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon, tha Escobar, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha me këtë rast se ka mbajtur bisedime të rëndësishme me diplomatin e lartë amerikan. Vuçiqi tha se është biseduar “për të gjitha zhvillimet aktuale dhe për çështjet e hapura, në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Aleksandar Vuçiq: Kam zhvilluar një bisedë të hapur dhe korrekte me të dërguarin e posaçëm amerikan, Gabriel Escobar

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka zhvilluar një bisedë të hapur dhe korrekte me të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili dje  nisi vizitën e tij në Serbi, ku përveç Vuçiqit, do të takohet edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. “Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Amerikës, shkroi Vuçiq në një postim të tij.  Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Beograd po zhvillohet para radhës së re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian. Pas Serbisë, Escobar pritet ta vizitojë edhe Kosovën, thuhet në një njoftim të Radios-Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …