Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk do ta votojë marrëveshjen me Serbinë në Kuvend, në formën e tillë siç është dakorduar në bazë të planit të Bashkimit Evropian. Ai është shprehur pesimist për në takimin e së shtunës në Ohër, pasi thekson se dallimet janë të mëdha për planin e zbatimit të saj. Memli Krasniqi ka shtruar nevojën që çfarëdo marrëveshje me Serbinë të përfundojë në Kuvend për ratifikim për legjitimim. Kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim, përndryshe nuk do të ketë validitet legal, nuk do të jetë obligative. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe sqarohet. Marrëveshja si e tillë i përmbushë kriteret që kërkohen nga neni 18 i Kushtetutës dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim…Në momentin që një gjë e tillë arrihet ne do t’i vazhdojmë diskutimet tona, duke përfshirë mbledhjet e Këshillit Drejtues, Kryesisë së partisë, diskutimeve të hapura për të vendosur për qëndrimin final. Por, një gjë ua them kështu si është kjo marrëveshje nuk mund të ketë mbështetjen tonë”, ka thënë Krasniqi.