Aktivistët e Vetëvendosjes hedhin ngjyrë të kuqe në veturën e Murat Mehës

Aktivistët e Vetëvendosjes hedhin ngjyrë të kuqe në veturën e Murat Mehës

Aktivistë të Vetëvendosjes sot kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të makinës së Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi. Në një postim të afishuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Vetëvendosje bën përgjegjës Mehën për faljen e 8 mijë hektarëve të territorit të Kosovës. “Makina e Murat Mehës, sot u gjuajt me ngjyrë të kuqe. Murat Meha si drejtues i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi është një prej përgjegjësve kryesorë për faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet e saj simbolike dhe të drejtpërdrejta, deri në anulimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur!”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …